Site icon Telegrafi

E dashura serbe e futbollistit shqiptar (Foto)

Berat Gjimshiti ishte prurja më e re e Kombëtares shqiptare para ndeshjes eliminatore ndaj Danimarkës dhe duke parë dëmtimin e Elseid Hysajt, ai luajti titullar duke lënë shije shumë të mira te tifozët kuqezi dhe tek analistët e futbollit.

Ai tregoi siguri në fushën e lojës edhe pse përballë kishte kundërshtarë jo shumë të lehtë, shkruan Portali Albeu.

Por kush është Berat Gjimshiti? Ai ka lindur në Cyrih (1993) dhe është 1.90 metra i gjatë. Karrierën e futbollistike e ka nisur te Zurich-Affoltern dhe më pas kaloi te ekipi i Zurichut ku luan edhe sot. Ai ka luajtur me Kombëtaren U-18, U-19 dhe U-21 të Zvicrës por në fund pranoi të luante për Kombëtaren e origjinës së tij.

Por edhe pse shumë i ri në moshë Berati ka në krah një të dashur shumë simpatike, e cila quhet Alisa Menkovic. Sigurisht që një djali 1,90 metra të gjatë do t’i shkonte një super-emër në krah. Ajo është serbe, por jeton në Cyrih me Beratin, transmeton Portali Albeu.

Exit mobile version