Barbora Hroncekova është partnerja e mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar, ndërsa ka arritur të marr vëmendje me fotografitë e publikuara në rrjetet sociale.
Modelja i ka publikuar këto ditë disa fotografi nga pushimet e saj duke arritur që të joshë vëmendjen e 52 mijë ndjekësve të saj në Instagram.
Në imazhet e postuara nuk mungojnë pozat me bikini që vënë në plan të parë figurën e saj trupore.
Barbora është në lidhje me Skriniar që nga koha kur ai luante për Sampdorian, ndërsa e ka vazhduar romancën me sllovakun edhe pas kalimit të tij te Nerazzurrët në qytetin e Milanos.
Ajo është një modele sllovake e lindur më 20 dhjetor 1997 dhe është thuajse gjithmonë e pranishme në tribuna kur luan partneri i saj. /Telegrafi/