Telegrafi

E dashura e Ronaldos, Georgina tregon linjat e tonifikuara në koleksionin e ri të të brendshmeve

Georgina Rodriguez (Fotomontazh: Getty Images/Guliver/Instagram)

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka mahnitur me pozat e saj për koleksionin e veshjeve të brendshme dhe kostumeve të larjes, pasi është bërë fytyra reklamuese e Yamamay.

Modelja dukej sensacionale duke vënë në pah figurën e saj trupore me disa prej veshjeve të këtij brendi.

Në setin e fotografive të realizuara për reklamimin e këtyre të brendshmeve dhe bikinive, 25-vjeçarja ka treguar se angazhimi i saj në palestër i ka vlejtur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Georgina Rodriguez

Motoja e kësaj fushate reklamuese ka të bëjë me ndjenjën e të pasuri vetëbesim në përzgjedhjet e të brendshme dhe kostumeve të banjës.

Ndërsa diçka të tillë, Georgina është mishërimi më i mirë i vënies në pah të sigurisë për linjat trupore. /Telegrafi/