Duket se polemikat nuk kanë përfunduar për Gerard Piquen.
Ylli i futbollit tani po bën tituj pas raportimeve të reja për një skandal që përfshin të dashurën e tij të re, Clara Chia dhe ish-menaxherin e Barcelonës, Pep Guardiola.
Detajet e thashethemeve u raportuan fillimisht nga Sport, duke zbuluar se Clara mund të ishte përfshirë në një lidhje sekrete me Guardiolan, shkruan Hola.
Gjithashtu u tha se ish-lojtari e njeh Claran pasi fëmijën e tij shkonin në të njëjtën shkollë me të.
Të dy, Pique dhe Clara nuk i janë përgjigjur ende këtyre pretendimeve.
Por kjo nuk është e gjitha, pasi përflitet se tradhtia e supozuar ka ndodhur pasi Clara zbuloi se Pique kishte një lidhje me një avokate të re.
Lajmet për problemet e supozuara në lidhjen e re të Pique vijnë pasi fansat ndanë mosmiratimin e tyre në rrjetet sociale për një video që u shfaq në internet, në të cilën atleti mund të shihet duke diskutuar me fëmijët e tij, Sasha dhe Milan në finalen e Kings League në Barcelonë, përpara zhvendosjes së tyre me Shakiran në Miami.
Siç raportohet nga revista Alo, Milani e quajti babanë e tij një ‘klloun’, ndërsa ai brohoriste dhe festonte ndeshjen.
Gjithashtu u raportua se dy fëmijët ishin mërzitur dhe nuk dukej se ishin argëtuar gjatë ngjarjes. Në klip shihet sportisti duke u bërtitur të dyve nga vendet e tyre.
“Pyes veten nëse Gerard Pique është lloji i babait që pyet fëmijët e tyre se çfarë u pëlqen dhe çfarë duan të bëjnë apo nëse është lloji i babait që imponon. Cila ishte nevoja e kësaj ekspozite?”, ka shkruar një person pasi ka shpërndarë videon.
Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si qëndron e vërteta e kësaj afere. /Telegrafi/