E dashura e Mason Greenwood, Harriet Robson, ka postuar disa fotografi tronditëse të lëndimeve të rënda që ajo ka pësuar, duke pretenduar se është viktimë e abuzimit nga ylli i Manchester Unitedit.
Influencuesja e mediave sociale ngarkoi një numër fotografish dhe videosh në ‘styroy’ të saj në Instagram, duke përfshirë një nga buzët e saj me gjakderdhje të rëndë dhe disa mavijosje në fytyrë, trup dhe kofshë.
“Për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë bën në të vërtetë Mason Greenwood për mua”, ishte mbishkrimi i një videos që shihet gjaku duke rrjedh nga goja e saj.
Në ‘storyt’ e saj u ngarkua gjithashtu një audio që detajonte një skenë grafike me një zë mashkullor të dëgjuar.
Që atëherë, postimet janë fshirë nga llogaria e Harriet në rrjetin social Instagram.
Çifti ishin takuar për herë të parë në shkollën Mersey në Greater Manchester, por ishin ndarë në vitin 2020 para skandalit të Greenwood me Anglinë.
Në thirrjen e tij të parë në skuadrën kombëtare, sulmuesi hyri fshehurazi me dy modele islandeze në hotelin e ekipit së bashku me Phil Foden, pavarësisht udhëzimeve të rrepta për karantinë.
Ndryshe, Greenwood është paralajmëruar te Unitedi për një numër shkeljesh të disiplinës gjatë kohës së tij të shkurtër në skuadrën e parë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Adiedo_lentitus/status/1487731615220523010
Mason Greenwood thinks it’s ok to abuse his mrs like this ? Disgusting 🤮#ManUnited pic.twitter.com/6o3wV8xBEI
— frenchwba (@WBA_FRENCHIE) January 30, 2022