E dashura e Kanye West, Vinetria, thuhet se po ‘jeton në rezidencën e tij prej 52 milionë dollarësh në Malibu’, mes raportimeve se reperi iu lut Kim Kardashianit që të kthehej me të në një prej performancave në koncert.
Krijuesi i shumë hiteve dyshohet se është në lidhje me modelen, pavarësisht përpjekjeve të tij të vazhdueshme për të rindezur marrëdhënien me yllin e “Keeping Up With the Kardashians”.
Sipas PageSix, Vinetria ka banuar në shtëpinë e Kanye, ndërsa ai ka insistuar që të bashkojë familjen e tij.
“Kim ka bërë një deklaratë duke ritheksuar disa herë se është beqare”, tha një burim për gazetën.
“Ajo mendon se është e çuditshme që Kanye vazhdon të thotë se do që ajo të kthehet, por gjatë gjithë kohës ai e ka modelen [22-vjeçare] në shtëpinë e tij në Malibu”, shtuan ata.
Në fillim të këtij viti, Kim, 41-vjeçe, bëri kërkesën për divorc nga Kanye, por të dy ende nuk janë zyrtarisht beqarë, pavarësisht nga romanca në ngritje e Kim me Pete Davidson.
Ndërkohë, Kanye dhe Vinetria thuhet se kanë qenë ‘të lidhur’ për ‘një kohë tani’, tha një burim për Page Six.
Vetëm disa orë më vonë pas performancës së Kanye të premten, Kim paraqiti dokumente gjyqësore për t’u bërë zyrtarisht beqare – e cila tani është në pritje të miratimit nga një gjyqtar.
Por, nëna e katër fëmijëve dëshiron që ligjërisht të konsiderohet një grua beqare dhe kërkoi që “West” të hiqej nga emri i saj.
“Kim është e zemëruar me Kanye”, ka thënë një burim ekskluzivisht për The Sun. “Ajo i ka kërkuar atij që të mos flasë për të në publik – por ai vazhdon ta bëjë këtë”.
“Ajo i ka bërë një deklaratë shumë të qartë duke paraqitur statusin ligjor si beqare”.
Dyshja ndajnë bashkë fëmijët: North, Chicago, Saint dhe Psalm. /Telegrafi/