Site icon Telegrafi

E dashura e Dybalas nxit akoma më shumë spekulime, ankohet për “Torinon e mërzitshme”

(Foto: Instagram/orianasabatini)

E dashura e Paulo Dybalas, Oriana Sabatini, ka nxitur akoma më shumë spekulime për të ardhmen e sulmuesit të Juventusit.

Këngëtarja argjentinase, e cila është mbesa e legjendës së tenisit, Gabriela Sabatini, është në lidhje me futbollistin që nga viti 2018.

Pas spekulimeve për të ardhmen e 27-vjeçarit, me ç’rast është thënë se Juve e ka tërhequr ofertën për zgjatjen e kontratës – deklaratat e Orianas vetëm sa do t’i shtojnë benzinë zjarrit.

(Foto: Instagram/orianasabatini)

“Problemi është se nuk ka shumëçka për të bërë në Torino dhe është shumë vend i mërzitshëm”.

Lexo po ashtu Pirlo: Ndeshja ndaj Napolit shumë e rëndësishme, Dybala është gati

“Kur Paulo e ka ditë pushimi, ne shkojmë diku tjetër, sepse edhe atij i pëlqen të bëjë gjëra të ndryshme. Përpiqem ta plotësoj kohën duke marrë mësime boksi, duke gatuar, duke lexuar dhe duke shkruar këngë në piano”, është shprehur Sabatini për revistën Gente.

(Foto: Instagram/orianasabatini)

Për më shumë, qyteti i Torinos aktualisht është në izolim si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/orianasabatini)
Exit mobile version