Site icon Telegrafi

E dashura e Benzemas shkëlqeu në ceremoninë e Topit të Artë

(Foto: Twitter/Getty)

Ka disa muaj që spekulohet se Karim Benzema është në lidhje me modelen amerikane, Jordan Ozuna.

Thashethemet e para kishin nisur në muajin maj të këtij viti, në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Real Madriti dhe Liverpoolit, ndërkohë që në të njëjtën kohë, bukuroshja kishte udhëtuar drejt Parisit.

Më pas gjërat shkuan më tej, kur Jordan publikoi fotografi të përbashkët të çiftit në profilin e saj në InstaStory, si edhe u shpërnda në rrjetet sociale një video e bashkëbisedimit mes tyre.

(Foto: Twitter/Getty)

Dhe tashmë gjithçka është konfirmuar duke qenë se 32-vjeçarja ishte e pranishme në ‘Theatre du Chatelet’ të kryeqytetit francez, ku u mbajt ceremonia e ndarjes së Topit të Artë.

Ishte pikërisht Benzema fituesi i çmimit më të madh individual që u ndahet futbollistëve dhe ajo nuk mund të mungonte në ngjarjen më të madhe në karrierën e të dashurit të saj.

(Foto: Twitter/Getty)

Për më shumë, Jordan shkëlqeu me fustan të gjatë dhe me flokët kaçurrela. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Getty)
Exit mobile version