Për arsye të panjohura, një burrë ka kursyer tërë jetën para të imëta, me të cilat e ka blerë një veturë.
Klienti që mbetet i paemëruar, ka shkuar në një kompani për shitjen e veturave në Liaoning të Kinës, ku ka bërë pagesën me 680 mijë monedha yuan, që i bie të jenë 96 mijë euro, transmeton Telegrafi.
Për më se një orë, dhjetë punëtorë të kompanisë i kanë nxjerrë nga kamioni 1.320 tuba me para. E, të mos flasim për kohën, kur është dashur të rinumërohen. /Telegrafi/