Site icon Telegrafi

E çoi me tenxhere nga gjumi, Santiana i drejtohet Shqipes: Mund të kem sulme paniku, do të japësh përgjegjësi

Santiana Maloku është nervozuar shumë sot (e hënë) dhe ka debatuar me Shqipen pasi ajo e ka zgjuar nga gjumi duke i rënë tepsisë.

Ajo ka deklaruar se e kap panik ataku kur dikush e zgjon në atë formë nga gjumi.

“Te koka ime është ardhur more, bam unë jam qu nga këtu e atje, unë kam problem me gjumë edhe unë e kom këtë pjesë ankth dhe më kap atak paniku”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Në bisedën me Bucin, bukuroshja gjakovare theksoi: “Po më kapi ajo, kjo do të japë përgjegjësi për këtë, sespe këtë gjë e di produksioni nëse më kap mua kjo gjë, Shqipja do të japë llogari”, ka thënë Santiana.

Lexo po ashtu Shqipe Hysenaj 'godet' Linda Halimin: Ke pasur pëlqim fizik për Azemin

Biseda e tyre vazhdoi duke thënë Santiana se për këtë i ka treguar edhe Adrit.

Foto: Screenshot/YouTube

Situatat e ndryshme e debatet po vazhdojnë mes banorëve brenda shtëpisë.

Ata tashmë kanë filluar të kenë më shumë polemika me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Exit mobile version