Nga e diela e javës së kaluar ka filluar transmetimi i dokumentarit më të ri estetik, “Estetika me Krenarin”.
Protagoniste e dokumentarit të parë ka qenë Lendita nga Drenasi, e cila ka zgjidhur problemin e saj shumë vjeçar, të kapilarëve të fytyrës.
Teksa ka bërë me kujdes tretmanet e kryera nga Ass. Msc. Krenar Dobroshi, Lendita ka përjetuar pas shumë viteve ndryshimin e shumëdëshiruar.
Në transmetimin e dokumentarit u vërejt një moment shumë i veçantë, kur Lendita rikthehet në shtëpinë e saj e gëzuar pas intervenimit – ndaj edhe episodi i parë i dokumentarit është quajtur “Rikthimi”.
“Jeta është një rrugëtim i mbushur me sfida, por nganjëherë brengosemi më shumë se që është e nevojshme për problemet që na dalin rrugës. Kapilarët e dëmtuara më munduan përtej çdo shqetësimi, edhe për shkakun se nuk kisha njohuri për teknologjitë e reja, të cilat arrijnë të bëjnë mrekulli te vetja jonë dhe të na rikthejnë pamjen e dikurshme. U brengosa gjithë këtë kohë për një problem që kishte zgjidhje, tani jam shumë e lumtur që e kalova me sukses gjithë këtë sfidë dhe po e vazhdoj me sukses këtë rrugëtim të jetës”, dëgjohet duke thënë Lendita në përfundim të dokumentarit.
Ajo shoqërohet nga vet Krenari për në stacionin e trenit, nga ku ajo më pas niset për në vendlindjen e saj, shoqëruar nga mikesha e saj e ngushtë. /Telegrafi/