Site icon Telegrafi

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Paris Saint-Germain thuhet se ka ofruar Manuel Ugarten te Milani dhe Juventusi përpara afatit kalimtar të verës.

Gjigantët parisien shpenzuan 60 milionë euro për mesfushorin 23-vjeçar uruguaian verën e kaluar, duke e marrë atë nga Sporting Lisbon, dhe ai është paraqitur rregullisht këtë sezon nën drejtimin e Luis Enrique, duke marr mbi 2300 minuta në 36 paraqitje këtë sezon.

Milani dhe Juventusi tashmë kanë filluar të përgatiten për afatin kalimtar të ardhshëm të verës dhe po planifikojnë të forcojnë ndjeshëm skuadrat e tyre përpara sezonit të ri, pasi janë të dëshpëruar për të mbyllur diferencën ndaj rivalëve Inter dhe të dytët që kanë nevojë të marri lojtarë pas kthimit në Ligën e Kampionëve.

Siç raportohet nga L’Equipe, PSG po kërkon të huazojë Ugarte në verë në mënyrë që të ndihmojë zhvillimin e tij dhe ia ka ofruar lojtarin Milanit dhe Juventusit.

23-vjeçari do të jetë i hapur për një periudhë të përkohshme në Serie A.

Lexo po ashtu Juventusi futet në garë për yllin e PSG-së, do të tentojë huazimin e tij në verë

Kuqezinjtë mund të ndihmohen nga super-agjenti Jorge Mendes, i cili gjithashtu përfaqëson Sergio Conceicao, një nga favoritët për të marrë drejtimin nga Stefano Pioli në verë. /Telegrafi/

Exit mobile version