Milani vazhdon të insistojë për shërbimet e Merih Demiral, mirëpo Juventusi kërkon 40 milionë euro për mbrojtësin.
Gianluca Di Marzio njofton se interesimi i Rossonerëve është real dhe bisedimet me Bianconerët po vazhdojnë, me kërkesë të trajnerit Marco Giampaolo.
Megjithatë, problemi qëndron te shuma që kërkon Zonja e Vjetër për ta lejuar largimin e 21-vjeçarit.
Një metodë alternative është huazimi me opsionin e blerjes, nëse Juve vazhdon të mos tërhiqet nga plani për ta shitur dhe jo vetëm për ta huazuar.
Futbollisti turk iu bashkua Juventusit më 5 korrik 2019 për 18 milionë euro pas sezonit të suksesshëm te Sassuolo. /Telegrafi/