Telegrafi

“E bëri të vuante shumë”, Shakira zbulon situatën e tensionuar mes Piques dhe Guardiolës

Këngëtarja e njohur Shakira ka zbuluar disa gjëra nga situata e tensionuar e ish-burrit të saj, Gerard Pique, me ish-trajnerin e Barcelonës, tani të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Gazeta e njohur El Pais ka publikuar një pjesë të deklaratave të Shakirës gjatë rastit të saj për mashtrim të mundshëm tatimor.

Disa pjesë nga to tërheqin vëmendjen në të cilat ajo e bën të qartë se marrëdhënia midis Piques dhe Barcelonës ishin të ndërlikuara, sidomos gjatë kohës së Guardiolës.

“Gerard kishte një marrëdhënie mjaft të komplikuar me Barçën. Me Guardiolën ai kishte një marrëdhënie super të tensionuar, ‘shko ti ose shkoj unë’. Ishte një situatë që e bëri të vuante shumë”, ka deklaruar fillimisht këngëtarja kolumbiane, sipas gazetës spanjolle.

Në të njëjtën linjë, ajo shpjegoi gjithashtu se marrëdhënia e saj personale me ish-futbollistin katalunas ishte gjithashtu e stuhishme në disa aspekte.

“Marrëdhënia jonë ishte shumë e turbullt, ai ishte një Dragon Khan, sepse jeta jonë profesionale nuk përputhej, ishte si përzierja e vajit me ujin”.

“Unë isha një udhëtuese dhe ai duhej të përmbushte një orar”, përfundoi Shakira. /Telegrafi/