Telegrafi

A e bëri në shenjë respekti apo për t’i tallur? Duartrokitja e Icardit për lojtarët e Fenerit po komentohet shumë në Turqi

Mauro Icardi duket se bëri një veprim të shëmtuar në Superkupën e Turqisë.

Sulmuesi argjentinas shënoi gol qysh në minutën e parë të finales në mes të Galatasarayt dhe Fenerbahces.

Kur kaluan vetëm katër minuta, Feneri tërhoqi lojtarë U19 nga fusha, me të cilët edhe kishte nisur takimin.

Lexo po ashtu Nuk ka përfunduar me kaq, Fenerbahce me tjetër paralajmërim pas skenarit në Superkupën e Turqisë

Kjo u bë në shenjë proteste ndaj federatës së futbollit turk për shkak të incidenteve që kanë kapluar ligën së fundmi.

Derisa lojtarët e Fenerbahces po largoheshin nga fusha, Icardi po i duartrokiste ata.

Por, në këndin e analistëve të futbollit është parë si një fyerje ndaj lojtarëve kundërshtarë, derisa ka edhe prej atyre që e kanë cilësuar si një motivim për futbollistët e rinj.

Situata nuk duket e lehtë në Turqi dhe me gjasë do të duhet ndërhyrja e UEFA-s për të qetësuar gjërat. /Telegrafi/