Mauro Icardi duket se bëri një veprim të shëmtuar në Superkupën e Turqisë.
Sulmuesi argjentinas shënoi gol qysh në minutën e parë të finales në mes të Galatasarayt dhe Fenerbahces.
Kur kaluan vetëm katër minuta, Feneri tërhoqi lojtarë U19 nga fusha, me të cilët edhe kishte nisur takimin.
Kjo u bë në shenjë proteste ndaj federatës së futbollit turk për shkak të incidenteve që kanë kapluar ligën së fundmi.
Derisa lojtarët e Fenerbahces po largoheshin nga fusha, Icardi po i duartrokiste ata.
Por, në këndin e analistëve të futbollit është parë si një fyerje ndaj lojtarëve kundërshtarë, derisa ka edhe prej atyre që e kanë cilësuar si një motivim për futbollistët e rinj.
Situata nuk duket e lehtë në Turqi dhe me gjasë do të duhet ndërhyrja e UEFA-s për të qetësuar gjërat. /Telegrafi/