Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës ka njoftuar se forcat ruse që janë futur në Ukrainë, kanë përdorur vetura me simbole të OSBE-së, duke tentuar të kamuflohen.
Tanket ruse që janë futur në Luhank, përkatësisht në Krasna Talivka, Milove dhe Horodyshche, pas vetes kanë pasur edhe mjete civile të kamufluara me simbole të OSBE-së, transmeton Telegrafi.
Madje nuk kanë hezituar të granatojnë qytetet e mbushura me civilë, pavarësisht që presidenti Vladimir Putin ka bërë të ditur se kinse ushtria e tij ka për objektiv vetëm infrastrukturën ushtarake të Ukrainës.
❗️Columns of the Russians tanks entered in Luhansk region on the frontier of Krasna Talivka, Milove, Horodyshche. Before the columns, enemy used white automobiles with OSCE symbols. pic.twitter.com/3om5MPDtRx
— МВС України (@MVS_UA) February 24, 2022
E deri më tani raportohet për dhjetëra civilë të vrarë nga sulmet ajrore, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se i kanë shkaktuar dëme të mëdha si në njerëz ashtu dhe makineri ushtrisë ruse. /Telegrafi/