Po vazhdon akoma përplasja në mes të Meriton Mjekiqit dhe Egla Cenos.
Banorët e Big Brother VIP Albania 3 prej ditësh kanë nisur një debat me njëri-tjetrin.
Ata kanë hedhur vazhdimisht kunja, e në disa raste kanë kaluar edhe në ofendime të mëdha.
Derisa së fundmi aktorja po relaksohej në vaskë, prezantuesi po i qëndronte nga mbrapa.
Ajo i hodhi ujë me qëllim që ta largonte nga aty, ndonëse moderatori nga Kosova ia ktheu: “Pse s’të vjen turp, pse nuk bëhesh shembull. Pse je kaq e ulët?”.
Në një tjetër video, Egla shihet duke e mbuluar me shkumë Meritonin, i cili u revoltua dhe kërkoi që të mos e prekte.
“Po të vjen era alkool, paske pirë pak”, i tha më tej Mjekiqi.
Në shtëpi po vazhdojnë situatat e tensionura ndërmjet konkurrentëve. /Telegrafi/