Site icon Telegrafi

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Një aeroplan rus që shkepi bomba me navigacion mbi territorin që kontrollohet nga ukrainasit në rajonin e Donetskut, u rrëzua pasi ai në fakt u godit pikërisht nga trupat ruse.

Mediat dhe blogerët rusë dhe ukrainas filluan të shkruajnë rreth rrëzimit të fluturakes në rajonin e Donetskut në pasditën e sotme, transmeton Telegrafi.

Një video amatore shfaq sistemin e mbrojtjes kundërajrore që i përgjigjet sulmit – duke mos e ditur se kanë rrëzuar pikërisht një aeroplan të tyre, pra rusët shtien mbi aeroplanin e tyre luftarak.

Rusët pranojnë se ishte fluturakja e tyre që u rrëzua nga raketa që ata vetë shkrepën, dhe ishte fatale për pilotin që nuk pati kohë as të katapultohet.

Deri më tani nuk janë deklaruar nga ministria ruse e Mbrojtjes, por kjo nuk është hera e parë që rusët shkatërrojnë makinerinë e tyre luftarake – duke menduar se ishte e ukrainasve. /Telegrafi/

Exit mobile version