Ushtria ruse lëre që nuk po kursen civilët ukrainas gjatë sulmeve qoftë nga ajri, uji apo edhe toka, por edhe po kryen plaqkitje në pronat private.
Shumë prej këtyre pretendimeve edhe janë dokumentuar me video të shumta që janë publikuar në rrjete sociale, ku janë parë ushtarët e Vladimir Putinit duke marrë gjësende të ndryshme nga shtëpitë e ukrainasve të cilat i ngarkonin nëpër kamionë, transmeton Telegrafi.
E rasti më i fundit ka ndodhur në zyrat e postës “Nova Poshta” në një prej qyteteve të çliruara së fundmi nga ukrainasit në rajonin e Kharkivit, ku forcat ruse kishin marrë guaskën në tualet.
Pamjet e këtij veprimi i kanë publikuar në rrjetet sociale, duke u tallur me rusët se kanë nevojë edhe për guaska në shtëpitë e tyre.
Ndryshe forcat ukrainase janë duke vazhduar kundërofensivën në rajonet separatiste që kontrollohen nga forcat ruse, e në disa rajone madje i kanë detyruar të zmbrapsen.
Në anën tjetër, presidenti Volodymyr Zelensky, ka thënë se tentativa e Vladimir Putinit për mobilizimin e pjesshëm është dëshmi se Rusia po e humb luftën. /Telegrafi/
The occupiers stole a toilet in the "Nova Poshta" office in one of the liberated cities of #Kharkiv region. https://t.co/IpabJp4oQv
— NEXTA (@nexta_tv) September 27, 2022