Liverpool mbetet i vendosur për të vazhduar kontratën me Virgil Van Dijk, pavarësisht rritjes së interesit nga klubet kryesore evropiane.
Mbrojtësi holandez, së bashku me Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold, është në muajt e fundit të marrëveshjes së tij dhe mund të largohet si një transferim i lirë këtë verë.
Bisedimet mes Liverpoolit dhe kampit të Van Dijk kanë vazhduar për muaj të tërë, por një marrëveshje ende nuk është arritur, me kohëzgjatjen e kontratës që është një çështje kyçe.
Ndërkohë, sipas TBR Football, tre top klube evropiane si Real Madrid, Atletico Madrid dhe Bayern Munich e kanë parë nga afër lojtarin gjatë ndeshjes PSG – Liverpool.
Kampi i Van Dijk këmbëngul se ai nuk po negocion me klube të tjera, por palët rivale po monitorojnë nga afër situatën e tij.
Ndërsa Liverpool mbetet me shpresë edhe koha po mbaron për të siguruar të ardhmen e kapitenit të tyre.
Gjithsesi Van Dijk e ka mendjen te fusha ku synon të fitojë Ligën Premier si kapiten i Liverpoolit, pastaj të vendos përfundimisht të ardhmen e tij. /Telegrafi/