Corentin Tolisso do të largohet nga Bayern Munichu dhe atë pa e përfunduar sezonin 2021/22.
Mesfushori francez është futur në vitin e fundit të kontratës me bavarezët dhe largimi i tij në janar duket i pashmangshëm.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë do ta shes francezin në janar në mënyrë që mos t’i largohet në verë pa fituar asnjë para nga ai.
Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja gjermane Kicker, e ardhmja e Tolissos është në elitën e futbollit italian Serie A.
Kampioni në fuqi i Italisë, Interi mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me ish-anëtarin e Lyonit.
Por në garë për t’i fituar shërbimet e francezit janë edhe dy skuadrat tjera të mëdha italiane Roma dhe Juventus.
Jose Mourinho e pëlqen shumë lojtarin dhe dëshiron që ta ketë në radhët e veta.
Në anën tjetër Juventus pritet të largojë lojtarët si Aaron Ramsey e Adrien Rabiot derisa afrimi i Tolissos është shumë i rëndësishëm.
Gjithnjë sipas Kicker, Bayerni synon që nga shitja e Tolissos në janar të fitojë një shumë rreth shtatë milionë euro. /Telegrafi/