Telegrafi

E ardhmja e tij e paqartë, top pesë klube evropiane pas Rodrygos

Rodrygo Goes është bërë një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve, me pesë klube të nivelit të lartë të interesuar për transferimin e tij.

Ardhja e Kylian Mbappes dhe sulmuesi brazilian Endrick, ka bërë që te Reali të mos jenë të sigurt për qëndrimin e Rodrygos në Santiago Bernabeu.

23-vjeçari ka zhvilluar 50 ndeshje me Los Blancos këtë edicion, teksa ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.

Lexo po ashtu Ancelotti dhe disa futbollistë të Real Madridit rikrijojnë foton ikonike të vitit 2022

E ardhmja e tij duket më larg Santiago Bernabeut se sa qëndrimi në kryeqytetin spanjoll Madrid.

Top klubet evropiane si Paris Saint-Germain, Manchester City, Manchester United, Arsenal dhe Liverpool shohin te braziliani i ri një mundësi për të forcuar skuadrat e tyre përkatëse.

Lexo po ashtu Ylli i Real Madridit përfundon në listën e dëshirave të katër gjigantëve të Ligës Premier

E gjitha kjo për shkak të deklaratave të tij të fundit, pavarësisht se më vonë ai konfirmoi se dëshiron të qëndrojë.

Te Reali ende nuk kanë marrë vendimin përfundimtar, por nëse e lënë të lirë brazilianin të largohet nuk do ta bëjnë pa fituar së paku 150 milionë euro. /Telegrafi/