Site icon Telegrafi

E ardhmja e Rashicës larg Werderit, tri skuadra në garë për yllin e Kosovës

Milot Rashica do të largohet sipas të gjitha gjasave këtë verë nga Werder Bremen.

Skuadra gjermane ka humbur statusin e ekipit elitar dhe Rashica vështirë se do të vazhdoj të qëndrojë në Bundesliga 2 me këtë skuadër.

Klubi gjerman është gati ta shes Milotin, por për ta lënë të lirë synon që të fitojë 15 milionë euro.

Mediat në Gjermani janë të bindura se Rashica do të largohet këtë verë, derisa tanimë kanë zbuluar edhe emrat e tri skuadrave që duan shërbimet e kosovarit.

Aston Villa vazhdon të mbetet skuadra favorite, me skaudrën angleze që prej dy vitesh interesohet për Rashicën.

Por në garë për të nënshkruar me vushtrriasin mbeten edhe dy skuadrat gjermane, Hertha Berlin dhe RB Leipzig.

Rashica këtë edicion ka vuajtur edhe nga lëndimet, derisa e mbylli kampionatin me tre gola të shënuar e pesë asistime.

24-vjeçari është pjesë e Werder Bremen që nga viti 2018, kur iu bashkua klubit gjerman për shtatë milionë euro nga Vitesse. /Telegrafi/

Exit mobile version