Alvaro Morata vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, pasi është vetëm i huazuar te Juventusi.
Sulmuesi spanjoll është nën pronësi të Atletico Madridit, skuadër që nuk e ka në plan ta mbajë atë.
Por nga ana tjetër as drejtuesit e Juventusit ende nuk kanë vendosur nëse do ta aktivizojnë klauzolën për blerjen përfundimtare të Moratas.
29-vjeçari ka zhvilluar 43 ndeshje në total këtë edicion, ku ka shënuar 11 gola e ka asistuar në tetë të tjerë për Zonjën e Vjetër.
Arsenal dhe Manchester United janë dy skuadrat që e pëlqejnë spanjollin dhe do të tentojnë transferimin e tij gjatë verës, gjithmonë nëse Juventusi nuk e aktivizon klauzolën për blerjen e tij.
Atletico Madrid nuk e ka ndërmend ta mbajë në Wanda Metropolitano reprezentuesin spanjoll dhe i ka vendosur çmimin e largimit prej 30 milionë eurove. /Telegrafi/