Alvaro Morata duket se do të largohet nga skuadra angleze Chelsea.
Sulmuesi spanjoll nuk është përshtatur mirë në kampionatin anglez dhe duket se po kalon ditët e fundit si futbollist i Chelseat.
Morata nuk është preferuar shumë nga Maurizio Sarri i cili po kërkon sulmues tjetër për formacionin titullar.
Callum Wilson dhe Gonzalo Higuain janë dëshirat e mëdha të Chelseat për repartin ofensivë.
Në anën tjetër për Moratan interesim kanë shfaqur pesë skuadra të njohura evropiane.
Barcelona, Atletico Madrid dhe Sevilla janë tri skuadrat spanjolle që po interesohen për sulmuesin.
Ndërkohë Morata po kërkohet edhe në Bundesliga, ku dy gjigantët gjerman Bayern Munich dhe Borussia Dortmund po e duan atë.
26-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2022, ndërsa për ta lënë të lirë klubi londinez dëshiron rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/