Agjenti i Patrice Evra, ka thënë se e ardhmja e klientit të tij është e paqartë ende.
Francezi ka qenë i lidhur me një kthim të mund në Angli, ku Manchester United dhe West Ham, po ashtu edhe Valencia janë të interesuar për shërbimet e tij në këtë janar.
‘Zonja e Vjetër’ është e hapur që ta shes lojtarin edhe pse ka kontratë edhe për gjashtë muaj.
Evra nuk ka qenë i ftuar për ndeshjen me Bolognan.
“Të flasim për largimin e tij nga Juventusi është ende herët në këtë fazë”.
“Patrice është konfuz dhe vendimin tij pritet ta merr në ditët në vijim”, ka thënë agjenti i lojtarit Federico Pastorello. /Telegrafi/