Site icon Telegrafi

E ardhmja e Balotellit mes Italisë, Francës dhe Gjermanisë, katër skuadra e duan sulmuesin italian

Mario Balotelli ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sulmuesi italian ka vendosur të largohet nga skuadra franceze Nice.

Edhe pse kontrata e tij ka skaduar, Nice po kërkon dëmshpërblim prej 18 milionë eurove për t’i dhënë dritën e gjelbër të largohet.

Skuadra që po e kërkon më me ngulm është Olympique Marseille, por që negociatat janë bllokuar.
Për reprezentuesin italian mund të ketë edhe një rikthim në Serie A.

Mario Balotelli (Getty Images)

Parma dhe Torino janë të gatshme ta transferojnë, por Balotelli po pret një skuadër më të madhe në Itali.

Së fundmi është Luciane Favre që po e dëshiron bashkimin me italianin te Borussia Dortmund.

Menaxheri i lojtarit, Mino Raiola ka bërë me dije se gjatë javës së tjetër do të vendosin për skuadrën e re të Balotellit. /Telegrafi/

Exit mobile version