Site icon Telegrafi

E akuzuan vazhdimisht se nuk e kishte të mirë prekjen e parë të topit – Lukaku heshtë kritikët

Romelu Lukaku e ka përmirësuar dukshëm prekjen e tij të parë me topin, derisa në kohën e tij te Manchester United, ishte përqeshur shumë.

Sulmuesi belg ka arritur të gjejë vetën te Interi, pasi është shndërruar në një makineri golash dhe ka përmirësuar po ashtu lojën ekipore.

Në kohën sa ishte pjesë e Djajve të Kuq, Lukaku ishte kritikuar se kontakti i tij i parë me topin ishte tejet i dobët, por kjo gjë ka ndryshuar në këtë edicion.

https://twitter.com/CoppaVids/status/1289659273929060353?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1289659273929060353%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Ffootball-news-skills-take-a-bow-reactions-romelu-lukaku-has-developed-a-world-class-first-touch-at-inter-milan-20200802

27-vjeçari dhuroi një paraqitje fantastike në fitoren 2-0 ndaj Atalantas, ndërsa në një moment ishte në presionin e tre mbrojtësve.

Lukaku shumë shpejtë arriti të kontrollonte topin dhe la të shtangur Papu Gomezin dhe Marten de Roon me një lëvizje anash.

Belgu po kalon në kulmin e karrierës në urdhrat e Antonio Contes e qysh në edicionin e parë në Serie A arriti të shënonte 23 gola në 36 ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version