Spektakli i Big Brother VIP Albania 4 është bërë skenë e një debati të zjarrtë mes gazetares Gerta Gixhari dhe këngëtares Rozana Radi.
Përplasja mes tyre ndodhi gjatë një diskutimi të tensionuar, ku Rozana e akuzoi Gertën për jo-profesionalizëm dhe pretendoi se ajo i ka marrë vendin e punës dikujt tjetër.
Gerta nuk vonoi të përgjigjej, duke theksuar përvojën dhe punën e saj të palodhshme ndër vite.
“Ti 22 vjeçe ke qenë e rritur. Unë 22 vjeçe rrija këtu, pagoja shtëpi me qira, punoja dhe mbaja edhe Oltën. Punoja në televizion, gjithë ditën e ditës, punoja non stop”, u shpreh ajo me tone të ashpra.
Kjo deklaratë vuri në pah sakrificat dhe dedikimin e Gertës në karrierën e saj, duke lënë të nënkuptohet se ajo e ka ndërtuar vetë rrugën profesionale dhe nuk ka përfituar nga askush.
Gerta është gazetare dhe opinioniste, por një tjetër detaj i rëndësishëm që e lidh me këtë format është se ajo është motra e aktores së njohur Olta Gixhari, e cila mori pjesë në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania dhe ishte një nga konkurrentet më të përfolura.
Debati mes Gertës dhe Rozanës ka ndezur diskutime të shumta edhe jashtë shtëpisë së BBVA, duke ndarë ndjekësit në dy grupe: ata që mbështesin Gertën për punën dhe përkushtimin e saj, dhe ata që e shohin si një personazh kontrovers. /Telegrafi/