Telegrafi

E akuzojnë për humbje të kontrollit mbi njësinë ushtarake dhe tërheqjen nga vija e frontit, separatistët pro-rusë kërkojnë pushkatimin e komandantit të tyre

Komandanti i Brigadës së 7-të të Motorizuar të Rusisë, Viktor Antalolyevich Sevalnev, është marrë mbrëmë nga spitali dhe është dërguar në një vend të caktuar për pushkatim.

Ai u dënua me vdekje nga e ashtuquajtura “Republika Popullore e Luhanskut”, nën akuzën se humbi kontrollin mbi një njësi që ishte tërhequr nga fronti, transmeton Telegrafi.

“Komandantët duan të akuzojnë Sevalnevin se ka humbur kontrollin e njësisë që i është besuar, dhe planifikojnë ta qëllojnë në orët e ardhshme”, shkroi mbrëmë në Telegram grupi për të drejtar e të burgosurve Gulagu.

Të dielën, Gulag.net është kontaktuar nga bashkëshortja e tij, e cila ka thënë se ka arritur ta marrë në telefon nga spitali dhe ta njoftojë se e kanë marrë nga reparti dhe e kanë sjellë për ta pushkatuar.

Themeluesi i Gulagu.net, Vladimir Osechkin, arriti të zbulojë se Sevalnev ishte dërguar për të luftuar në brigadën e 7-të dhe u bë komandant pasi paraardhësi i tij u vra.

Gjatë luftimeve, Sevalnevi u plagos disa herë, e djali i tij u vra në betejë. Brigada e tij ishte pjesë e milicisë pro-ruse të LNR-së, dhe pësoi humbje të mëdha me rreth 50 për qind të ushtarëve të saj të vrarë. E pjesë tjetër e brigadës u arratis.

Përndryshe, Sevalnevi kishte vuajtur dënimin prej katër vitesh burgim në rajonin e Kalugas, nën akuzën për sulm e nga burgu ishte dërguar në ushtri.

Ai tha se rreth 5 mijë ushtarë rusë vdiqën në shtator dhe tetor të këtij viti. Megjithatë nuk dihet nëse Sevalnev tashmë është pushkatuar. /Telegrafi/