Site icon Telegrafi

Dzhambazki: Maqedonia, prioritet i kryesimit bullgar të BE-së (Video)

Eurodeputeti Angel Dzhambazki është cituar nga 24Vesti të ketë thënë se integrimi i Maqedonisë do të jetë prioriteti kryesor i kryesimit bullgar të Bashkimit Evropian.

Në intervistën e tij për televizionin kombëtar bullgar, Xhambaski ka thënë se në rradhë të parë vijnë Maqedonia, pastaj Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, e më pas mbetet Bosnja e Hercegovina ku ka probleme, si edhe Serbia që vazhdon asimilimin e popullsisë bullgare në territorin e saj.

Nga ana tjetër, kërkohet që Maqedonia ta shfrytëzojë maksimalisht këtë mundësi. Zoran Neçev nga Instituti për Demokraci thotë se ky është një moment me rëndësi për Maqedoninë, por edhe për rajonin./Telegrafi/

Exit mobile version