Telegrafi

Dzeko zëvendësues i Moratas?

Edhe këtë verë një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve pritet të jetë Edin Dzeko.

Sipas Telelombardias, Juventusi ka marrë nga Roma informacionet e para për gjendjen e boshnjakut.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Klubi nga kryeqyteti është pajtuar që tas shesë atë, por vetëm për 15 milionë euro. Por, kjo shifër konsiderohet mjaftë e madhe nga Zonja e Vjetër dhe në ditët në vazhdim pritet të ndodhin negociata të reja.

Dzeko pritet të jetë zëvendësues i Alvaro Morata, i cili pritet të kthehet te Real Madridi gjatë verës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=cXq9hn8yvWY