Site icon Telegrafi

Dzeko tejkalon Mandzukicin në listën e dëshirave të Unitedit

Manchester Unitedi raportohet se po shënjestron sulmuesin e Romës, Edin Dzeko, pasi ata nuk janë të bindur për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic.

Muajve të fundit është folur shumë për një interesim dhe kalim të Mandzukicit të Manchester United.

Por, tani mediumet italiane Corriere dello Sport dhe ESPN pretendojnë se ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Dzeko, është bërë një objektiv i ri në Old Trafford.

Lexo po ashtu Nëntë yjet që mund t'i transferojë Unitedi në janar

Mandzukic është lënë jashtë skuadrës së Juventusit nga Maurizio Sarri këtë sezon dhe mungesa e minutave mund ta bëjë trajnerin e Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer të shqetësohet për gjendjen e tij të përgjithshme.

Diferenca midis Mandzukicit dhe sulmuesit boshnjak në Olimpico, është një kontratë që e lidh atë me kryeqytetasit deri në vitin 2022.

Edin Dzeko (Foto: Getty Images/Guliver)

Dzeko nënshkroi me Romën këtë verë dhe 33-vjeçari ka shënuar pesë herë në 12 ndeshje nën drejtimin e Paulo Fonsecas këtë sezon.

Roma aktualisht është në vendin e pestë së bashku me Atalantan me nga 22 pikë dhe do të përballet me Brescian në shtëpi këtë të diel. /Telegrafi/

Exit mobile version