Telegrafi

Dzeko qëndron te Roma

Agjenti i Edin Dzekos ka thënë se lojtari nuk do të largohet nga Roma. 

Sulmuesi ka pasur një sezon dëshpërues në vitin e tij të parë me nëntë gola në 31 ndeshje në Serie A.

Në kohët e fundit është folur shumë për një kalim të tij te Interi, pasi Roberto Mancini e pëlqen shumë lojtarin.

Menaxheri i lojtari ka ‘shpërthyer’ kur mediat e kanë pyetur se lojtari do të kalojë në inter.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Kush e ka thënë këtë?  Italia është shumë e madhe… cili medium italian e ka thënë këtë? Nuk besoj që jeni të informuat si jam unë. Jo, jo nuk ka kontakte me Interin”.

“Pra do të qëndroj te Roma? Po, mund të them që do të qëndroj te Roma”, ka thënë Irfan Redzepagic për RomaGiallorossa. /Telegrafi/