Site icon Telegrafi

Dzeko mund të transferohet në La Liga, skuadrat e mëdha spanjolle e duan boshnjakun

NAPLES, ITALY - MARCH 03: Gerson and Edin Dzeko of AS Roma celebrate the 1-3 goal scored by Edin Dzeko during the serie A match between SSC Napoli and AS Roma - Serie A at Stadio San Paolo on March 3, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Edin Dzeko është duke kaluar njërin nga stinorët më të mirë në karrierën e tij.

Sulmuesi boshnjak ka shkëlqyer me Romën ku ka dërguar klubin italian në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Reprezentuesi i Bosnjës gjatë muajit janar ishte afër transferimit te Chelsea në Angli por në fund refuzoi largimin nga Roma.

Por gjatë afatit kalimtar veror Roma pritet t’i dëgjojë ofertat që vijnë për Dzekon.

32-vjeçari së fundmi është lidhur me një kalim në La Ligën spanjolle, kampionat në të cilin Dzeko nuk ka luajtur më parë.

Real Madrid dhe Barcelona po e monitorojnë formën e boshnjakut dhe pritet të dalin me oferta në drejtim të Romës.

Edin Dzeko (Foto: Getty Images)

Sigurisht që Dzeko tek dy gjigantët spanjoll do të ishte një futbollist rezervë.

Së fundmi në skenë kanë dalë emrat e Atletico Madrid dhe Valencia që gjithashtu e duan lojtarin.

Kevin Gamerio dhe Fernando Torres pritet të largohet nga Atletico që e shikon Dzekon si zëvendësues adekuat të tyre.

Roma mund të pranojë shitjen e yllit të tyre vetëm nëse vije një ofertë mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version