Telegrafi

Dzeko më i miri: Torino 2-3 Roma, notat e lojtarëve

Torino vs Roma (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Roma ka fituar 3-2 në udhëtim te Torino në kuadër të javës së 37-të në Serie A.

Golat për vendasit i shënuan Alex Berenguer dhe Wilfried Singo, derisa për Giallorossët realizuan, Edin Dzeko, Chris Smalling e Amadou Diawara nga penalltia.

Roma ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.63, me Torinon që u vlerësua 6.61.

Lexo po ashtu Roma fiton ndeshjen dramatike ndaj Torinos

Lojtari me paraqitje më të mirë në këtë sfidë ishte Dzeko që u notua me 8.3.

Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi doli të ishte portieri Pau Lopez që u vlerësua me 5.6.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Torinos (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/