Agjenti i Edin Dzekos siguron se sulmuesi është “shumë i lumtur që luan për Romën dhe nuk di asgjë për zërat e transferimeve të tjera” lidhur me Milanin.
Ka pasur sugjerime në gazetat e sotme që pronarët e rinj të Milanit po synojnë Dzekon për të përforcuar sulmin kuqezi për sezonin e ardhshëm.
Ata gjithashtu cituan ndërmjetësin Silvano Martina duke pretenduar se ai “nuk mund të mohonte thashethemet e transferimit” rreth reprezentuesit boshnjak.
“Unë jam agjenti i Dzekos dhe nuk ka përfaqësues të tjerë italianë”, ka thënë fillimisht Irfan Redzepagic për LaRoma24.it.
“Lidhur me Edinin, mund të them se ai luan shumë mirë në Romë dhe është shumë i lumtur që luan për Giallorossët”, përcjell Telegrafi.
“Nuk di asgjë për thashethemet e tjera të transferimeve”, përfundoi agjenti i Dzekos.
31-vjeçari ka shënuar 35 gola në 47 ndeshje konkurruese këtë sezon, së bashku me 11 asistime, dhe është prijës i golashënuesve në Serie A se bashku Andrea Belottin me nga 25 gola. /Telegrafi/