Telegrafi

Dzeko: Goli ndaj Torinos ishte njëri prej tre golave më të bukur në karrierën time

Edin Dzeko . (Foto: Getty Images)

Edin Dzeko ka thënë se goli me vole i shënuar ndaj Torinos, ishte njëri prej tre golave më të bukur në karrierën e tij.

Roma e fitoi ndeshjen e parë sezonale me një gol të shënuar në përfundim të ndeshjes, ndërsa realizues ishte sulmuesi boshnjak.

Justin Kluivert vrapoi në krahun e djathtë dhe dërgoi një harkim në zonë, të cilin Dzeko e goditi me të parën me pjesën e brendshme të këmbës së majtë dhe topi u ndal në rrjetë.

“Ishte një ndeshje e vështirë, siç është gjithmonë këtu në Torino, meqë ata na kanë shkaktuar probleme edhe në të kaluarën. Vuajtëm paksa, por kur vuajmë, ne luajmë të bashkuar”.

Lexo po ashtu Lajmet për DZEKO

“E pashë Kluivertin në anën e djathtë dhe shpresova për një harkim prapa shtyllës, gjë që fatmirësisht e bëri!”.

Edin Dzeko në ndeshjen ndaj Torinos (Foto: Getty Images)

“Nuk pata kohë të mendoja. Ishin shumë lojtarë në zonë, nuk do të kisha kohë të bëja prekje. Ishim në fund, duhej të godisja”.

“Mendoj se ishte njëri prej tre golave të mi më të mirë në karrierë. E kam shënuar edhe një të ngjashëm në sezonin e kaluar, ndoshta ai ishte më i mirë, por ky ishte më i rëndësishëm”.

“Kluivert është i shkëlqyer, sepse mund të luajë në të djathtë ose në të majtë, nuk bën kurrfarë dallimi për të”, është shprehur Dzeko për  Sky Sport Italia. /Telegrafi/