Telegrafi

Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosje në Prishtinë

Është dorëzuar në polici personi i cili është përfshirë në një plagosje sot në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Policës së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia e ka identifikuar personin e dyshuar dhe është vënë në kërkim të tij. Pas thirrjes nga ana e policisë, i njëjti është paraqitur në stacionin e policisë dhe e ka dorëzuar armën qe dyshohet te jete përdorur në rast, e cila është konfiskuar”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se rasti është iniciuar si tentim vrasje, dhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Ndryshe, të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar sot në rrugën “Afrim Vitija”  rreth orës 12:00, si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person./Telegrafi/