Telegrafi

Dyshonin se paratë i vidhte kujdestarja e fëmijëve, habiten kur kuptojnë kush ishte hajni (Video)

Barbara Parker është kapur duke vjedhur, nga pensionistja të cilës ia priste flokët, në shtëpinë e saj që ndodhet në Marseyside të Anglisë.

Familjarët e 93-vjeçares, kishin instaluar kamera pasi dyshonin se paratë ua vidhte kujdestarja e fëmijëve, por u habitën kur kuptuan se ishte floktarja që e kishin mike të familjes, transmeton Telegrafi.

“Ishte njeri i besueshëm dhe nuk e kishim aspak dyshim, që ajo mund të jetë plaçkitësja. U detyruam ta përzinim, megjithëse ishte shumë e sjellshme”, ka thënë një familjare lidhur me rastin.

Në anën tjetër, Parker është shprehur se i nevojiteshin shumë paratë, ndërsa ishte hera e parë që ka marrë para nga gruaja për të cilën kujdesej. /Telegrafi/