Site icon Telegrafi

Dyshohet se vodhi një veturë dhe stoli të arit, arrestohet i dyshuari në Viti

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar në Viti të dyshuarin për vjedhjen e një automjeti dhe të stolive të arit.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se në cilësi të provës materiale është sekuestruar automjeti i vjedhur dhe pas përfundimit të procedurave i është kthyer pronarit legjitim.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Viti si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore, më 31.10.2023 ka arritur që identifikoj dhe arrestojë të dyshuarin B.H. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar).

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin e bazuar se i njëjti më datën 24.10.2023 në rrugën ‘Hoxhë  Jonuzi’ në qytetin e Vitisë dyshohet se është i involvuar në rastin e vjedhjes së një automjeti me targa vendore, po ashtu dyshohet se me po të njëjtën datë ky i dyshuar në fshatin Stubëll e Epërme duke depërtuar me forcë brenda shtëpisë së viktimës ku ka rritur që të vjedhje stoli ari dhe sende të tjera në vlerë të konsiderueshme”, thuhet në njoftim.

I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj të njëjtit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”. /Telegrafi/

Exit mobile version