Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i dyshuar për vjedhje në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog.
Personi i arrestuar dyshohet se ka vjedhur kuletën nga çanta e një punjonëse në QMF në Istog.
Rasti ka ndodhur më 6 janar.
“Më datën 06.01.2023, në Stacionin Policor Istog, është paraqitur viktima, e cila deklaron se deri sa ishte nё punё nё QMF- Istog, nga çanta iu është vjedhur kuleta në të cilën kishte pasur rreth 90 euro, kartelën e bankёs, letёrnjoftimin, patentshoferin dhe KI-nё zyrtare tё punёs. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, me datё 12.01.2023, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: A.B., i lindur më 1985”, thuhet në komunikatë.
Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё. /Telegrafi/