Pas hetimeve të zhvilluara, hetuesit e Sektorit të Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor Skenderaj, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje”.
Arrestimi i të dyshuarit E.A, 50 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara në dy raste të ndara “Vjedhje e arkës së bamirësisë në furrë buke” i raportuar më datën 16.01.2022 dhe rasti i dytë “vjedhje e një qante në një lokal bukurie (floktare)” i datës 26.06.2022.
Pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/