Një grua dhe dy burra janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit e kanë trafikuar një vajzë të mitur e cila ka qenë e raportuar si e zhdukur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 19.03.2024, në Prizren.
Po ashtu thuhet se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Një femër dhe dy meshkuj kosovarë janë arrestuar me dyshimin e bazuar se të njëjtit e kanë trafikuar viktimën e mitur femër kosovare, e cila ka qenë e raportuar si e zhdukur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/