Site icon Telegrafi

Dyshohet se spiunonte për Vladimir Putinin, arrestohet një burrë në Londër

Një burrë është arrestuar nga njësia anti-terror e Britanisë së Madhe, nën dyshimin se kishte spiunuar për Rusinë.

I dyshuari që është në të 40-at, akuzohet për spiunim në Britani të Madhe – duke shërbyer për Vladimir Putinin, transmeton Telegrafi.

Ai u arrestua nga policia britanike në aeroportin Gatwick të Londrës. Ai po bëhej gati që të largohet nga vendi kur u kap nga forcat e rendit.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Scotland Yard, ku është bërë e ditur se dyshohet për spiunim. /Telegrafi/

Exit mobile version