Site icon Telegrafi

Dyshohet se shpërndante baste online, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar pasi dyshohet se është duke organizuar dhe shpërnda baste online.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 09.01.2025, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një telefon.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është duke organizuar dhe shpërnda baste online. Me date 16.01.2025 i dyshuari është arrestuar dhe nga ai  në cilësinë e provave materiale   është sekuestruar një telefon mobil”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version