Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën “shitje e paautorizuar e armëve”.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:00, në Deçan.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/