Telegrafi

Dyshohet se prezantoi leje qëndrimi të falsifikuar të Britanisë së Madhe në aeroportin e Prishtinës, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Foto: Ilustrim

Një person (shtetas i Shqipërisë) është arrestuar pasi gjatë kontrollit të dokumenteve ka prezantuar leje qëndrimi të Britanisë së Madhe i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:30 në aeroportin e Prishtinës.

Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar leje qëndrimin e Britanisë së Madhe i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/