Telegrafi

Dyshohet se përdhunoi 23-vjeçaren, arrestohet kryeplaku i fshatit Rehovë në Korçë

Foto: Ilustrim

Kryeplaku i fshatit Rehovë të Korçës, E.Rr., është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e cila vuan nga probleme të lehta të shëndetit mendor.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur më datë 8 prill dhe se 23-vjeçarja vuan nga prapambetje të lehtë mendore dhe deficit intelektual.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur. /Telegrafi/